Mbjellja e barit, Tapet apo me farë?

Diferencat dhe avantazhet e secilës metodë mbjelljeje

Jeni lodhur nga barërat e këqija në kopësht, të shpërndara në mënyrë të ç’rregullt duke mbytur bimët që ti aq shumë do dhe je përkujdesur.

Kopësht i pa mirëmbajtur

Epo mbase të bësh kopështin me bar nuk është aq ide e keqe, ngjyra jeshile e shëndetshme do mbizotëroj, do jetë e shpërndarë njëlloj dhe jo vende-vende por mbi të gjitha do jetë I kontrolluar e nuk do bëhet pengesë për pjesën tjetër të bimëve.

Por si ta mbjell me farë apo ta marr bar të gatshëm tapet? Me farë padyshim është më lirë por me tapet bari është e sigurt mbirja, cilën të zgjedh?

Okej, nëse kjo është dilema edhe për ty atëherë mos shiko më larg sepse po ju sjellim një analizë të plotë se cila nga metodat ju vjen më së shumti përshtat kushteve ,nevojave dhe arsyeve tuaja. Pa u zgjatur më shumë ja avantazhet dhe disavantazhet e secilës:

Avantazhet e tapetit të barit

  1. Bari tapet është I rrënjëzuar që në çastin që blihet.
  2. Kopështi është jeshil që ditën që e shtroni.
  3. Nuk duhet të shqetësoheni për zogjtë që han farat ose mace a qen që gërmojnë në tokë për të “plehëruar” tokën.
  4. Duhet më pak se 3 javë që të shkelësh mbi të.
  • Disavantazhet e tapetit të barit
  • Rrezikon të thahet nëse nuk e shtroni që ditën që ju e blini
  • Kërkon forcë më të madhe fizike për ta shtruar
  • Avantazhet e mbjelljes me farë
  • Më shumë lloje farërash nga të cilat mund të zgjidhni dhe të përshtasni për ambjentin tuaj
  • Farërat nuk prishen nëse ju e shtyni punën për një moment të dytë
  • Peshon pak dhe nuk kërkon aq shumë punë fizike
  • Kushton shumë më pak sesa tapeti I barit
  • Disavantazhet e mbjelljes me farë
  • Varieteti I llojeve të fararave është aq I larmishëm saqë mund të krijojë konfuzion se cili lloj I përshtatet ambjentit tënd
  • Rrënjëzimi I farës nuk është I garantuar për secilën farë që ju hidhni në tokë çka mund të rezultojë në shpërndarje të pa barabartë të barit
  • Duhet të kujdeseni që zogjtë të mos e hanë farën ose dëmtues të tjerë mos t’I afrohen kopështit për të paktën 2 javë
  • Barërat e këqinj në të shumtën e rasteve mbijnë së bashku me barin e mirë dhe ju duhet shumë kujdes që ta pastroni nga to pasi mund të frenojnë rritjen e barit tuaj
  • Duhen nga 6-12muaj që të krijohet një kopësht me bar të maturuar plotësisht

Këto ishin faktet që ju duhet të dini përpara se të zgjidhni, pjesa tjetër ju takon ju të vendosni se cila ju vjen më përshat. Shpresojmë t’ju kemi ndihmuar për tu qartësuar në zgjedhjen tuaj, por cilado qoftë zgjedhja juaj ju farë apo tapet ju do I gjeni ato në dyqanin tonë online ose në pikën tonë të shitjes.

Leave a Comment

error: Content is protected !!