Një hap me afër me natyrën!

Çfarë është kopshtaria?

  Kopshtaria është një nga nëndegët e Hortikulturës, e cila është studiuar dhe vlerësuar që në lashtësi nga njeriu. Për vite me rradhë , ajo ka qenë e zhvilluar tej mase në obboret mbretërore dhe shtresën e pasur të shoqërisë. Por në këtë kohë  ajo është e mundur për  çdo person. Ajo mundësohet në forma të ndryshme, që nga ballkonet e vogla e gjer tek parqet gjigande që shtrihen nëpër pjesë të ndryshme të qyteteve.

Përse Shërben ajo?

Kopshtaria vlerësohet për shumë arsye, ku më kryesoret janë për mirëqenien fizike e mendore dhe studimet të mirëfillta shkencore për fushën e botanikës.

 Studimet kanë treguar se prania e gjelbërimit  në mjediset e banimit përmirëson humorin dhe ul stresin . Në mjediset e brëndshme, përveç se krijon një ambjent të ngrohtë dhe plot gjallëri, bimë të veçanta shërbejnë dhe si përmirësues natyral të  ajrit. Përveç gjithë këtyre të mirave, mirëmbajtja e tyrë është një aktivitet çlodhës dhe shërben si një formë terapie.

Sa e nevojshme është ajo?

Largësia e krijuar me Natyrën është e padobishme për njeriun , ndonjëherë dhe negative për jetesën. Rritja e ambjenteve të gjelbërta dhe mbajtja e bimësisë në ambjentë të ndryshme ka vetëm aspekte positive në jetën tonë. Tashmë është një domosdoshmëri që të afrojmë hendekun që kemi krijuar midis nesh dhe Natyrës.

Natyra është themeli I jetës në planetin Tokë. Largësia ndaj saj nuk është gjë tjetër veçse përkeqësim I jetesës  , deri në uljen e mirqënies fizike dhe mendore. Praktika e kopshtarisë është ura lidhëse e njerëzve me Natyrën.

Leave a Comment

error: Content is protected !!