Kopshtet me shtrat te ngritur.

Kopshtet me shtrat të ngritur janë bërë një nga zgjedhjet e preferuara për të apasionuarit pas kopshtarisë në vendet e urbanizuara. Kjo gjë ndodh si pasojë e thjeshtësisë dhe efikasitetit e këtyre lloj kopshtesh. Por si mund ta ideojmë dhe krijojmë një kopësht të këtij lloji?

kopshtet me shtrat te ngritur

Kopshtet me shtrat të ngritur

Ideimi

   Ideimi i një kopshti të ngritur konsiston në tri pika kryesore:

 1- Analizimi i nevojave që ky kopësht do tju mundësojë.

Duhet të vendosni qëllimin kryesor se pse po e ngrini këtë kopësht, ndoshta mund të jetë për rritjen e perimeve, ndoshta për bimë dekorative ose ndoshta për të dyja bashkë.

2-Zgjedhja e vendit të përshtatshëm.

Pozicionimi do të ruajë një rol kryesor. Shikoni sesa ndriçim diellor ka në pozicionin ku mendoni ta vendosni. Gjithashtu mendoni edhe për drenazhimin e ujit.

3-Zgjedhja e llojit të shtratit të ngritur.

Në varësi të vendit ku mendoni të ngrini kopshtin , zgjidhet edhe lloji i shtratit. Lartësia e tij varion nga cilësia e dheut ose lloji i bazës nga ju po e ngrini. Nëse është dhe , sa më cilësor të jetë ai, aq më pak lartësi kërkon(edhe 30cm mund të jenë mjaftueshëm). Por nëse vendosni ta ngrini mbi një shtresë betoni, ju sugjerojmë ta ngrini mbi 70 cm.

Realizimi

    Ju mund ti gjeni shtratet të gatshme ose mund ti krijoni ato vetë, është në dorën tuaj. Zakonisht përdoret drru cilësor për ngritjen e tyre, por ju mund ta krijoni me më pak kosto dhe më lehtë nga përdorimi i paletave të drurit.

 4-Format dhe përmasat

    Format më të përdorura janë format bazë gjeometrike, si kub , kuboid, cilindër etj, por ju mund të krijoni dhe ndërthurje të këtyre formave  për ti dhënë më shumë efikasitet dhe pamje vendit. 

    Përsa i përket përmasave , lartësia minimale këshillohet 20cm mbi bazë, gjerësia dhe gjatësia  minimale 10-15cm . 

5- Dheu dhe uji

    Dheu dhe uji janë dy faktorët kryesorë, pas dritës që do të ndikojnë në mbarëvajtjen e kopshtit. Vejini rëndësi kullimit të ujrave. 

    Përsa i përket dheut , këshillohet që të krijoni një miks me 60% dhe të shkrifët (zakonisht dheu i zi), 30% pleh dhe 10% dhe për vazim(ky i fundit përmban torfë pylli, perlit dhe vermikulite). Nëse e keni të vështirë krijimin e përzierjes së mësipërme , edhe një përzierje të torfës së pyllit me dhe  të shkrifët në raportin 50/50.

6- Bimët

     Këshillohet që të mbillni fidanë dhe jo farë perimesh apo lulesh. Fidanët janë më rezistent ndërsa fara shpeshherë mund të dështojë nëse nuk plotësohen të gjitha kushtet. 

Mirëmbajtja

     Mirëmbajtja e kopshteve të ngritura mund të themi se është shumë më e lehtë sesa kopshtet normalë. Ju do të keni shumë më pak barëra të këqinj,  veprime si mbjellja, vjelja apo edhe ujitja do të jenë më të lehta dhe praktike për shkak të strukturës shumë kompakte të kopshtit të ngritur.

Share on facebook
Facebook
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on pinterest
Pinterest

Leave a Replay

Bëhu pjesë e grupit!

Merr të rejat më të fundit në fushat e kopshtarisë , hortikulturës dhe arkitkturë peisazhit.

error: Content is protected !!

Mirësevjen!

TASHMë kopshtit tuaj nuk do ti mungojë asgjë!

Hyr në llogarinë tënde!