Perse erezat jane nje zgjedhje e mire per ju ?

Erëzat janë bimët e duhura për çdo person që kërkon të rrisë bimë ose të krijojë një kopësht. Familja e tyre është aq e madhe dhe e shumllojshme, gjë që e bën një  familje shumë të vlerësuar bimësh. Ata që i bëjnë erëzat kaq të dëshiruara për të gjithë janë aromat dhe shijet e shumëllojshme që ato kanë.Por pse janë ato një zgjedhje e mirë për fillestarët?

Cila është historia e erëzave?

   Fjala “erëza” daton që nga shekulli XII dhe vjen nga latinishtja. Ajo shërbente për të treguar një mall special, me vlerë që ndryshonte shumë nga ai i zakonshmi. Fjala që nisi të modifikohej me kalimin e kohës arriti të merrte kuptimin që ka sot, domethënë atë të substancave bimore me origjinë orientale, që përdoren në kuzhinë. Me pak fjalë, substanca fisnike, të rezervuara për të pasurit dhe të fuqishmit, të mbledhura mister, të cilave u atribuoheshin dhe veti magjike. Në kohët e vjetra mendohej se “aromat vijnë prej grimcave të vogla që prej tokës ngjiten në qiell”. Erëzat, në fakt, janë njohur dhe përdorur qysh prej antikitetit jo vetëm për të ndryshuar shijen e ushqimeve, por edhe për t‘i bërë efikase dhe më të pëlqyeshme medikamentet, për t‘u dhënë më shumë aromë parfumeve dhe për të nderuar Zotat.

Pse janë ato një zgjedhje e mirë për fillestarët?

   Shumica e erëzave janë bimë që tepër rezistente, gjë që e bën përkujdesjen ndaj tyre mjaft të lehtë. Keni harruar ti hidhni ujë dhe gjethet janë varur? Ujitini përsëri dhe do të vini re se menjëherë do fillojnë të rigjenerohen. Kërkoni që të preni disa degë dhe ti mbani  brënda në shtëpi? Pa problem, shumica prej tyre do rezistojnë mbi 2 javë dhe disa prej tyre mund të rezistojnë gjithnjë nëse I mbani në vazo të mbushura me ujë.   Kërkesa për plehërim? Tepër minimale, maksimumi dy herë në vit , e kjo vetëm nëse janë në vazo. Krasitja? Zgjidheni ju si doni ti krasisni.Problem me insektet dhe sëmundjet e bimëve? Pothuajse nuk do kenë asnjëherë problem me insektet ose do vuajnë nga sëmundje. Në fakt disa prej tyre shërbejnë si largues të insekteve.

Cilat janë disa nga llojet kryesore të erëzave?

Edhe pse një familje shumë e madhe , ne u munduam të përmendim ato më të njohurat :

1-Majdanoz (Petroselinum crispum)

2-Mente (Mentha)

3-Kopër (Anethum graveolens)

4-Borziloku (Ocimum basilicum)

5-Sherbelë (Salvia officinalis)

6-Rozmarina (Salvia rosmarinus)

7-Trumzë (Thymus)

8-Livando (Lavandula angustifolia)

9- Dafina (Laurus nobilis)

10-Bar blete (Melissa officinalis)

Ne dhamë disa nga erëzat më të përdorura , por shumë nga ju përdorin dhe njohin ndoshta shumë e shumë lloje të tjera.

Përse erëzat janë një zgjedhje e mirë për ju ??

   Tepër rezistente dhe me veti të shumta , erëzat janë zgjedhja e përsosur për ju. 

   Ato mund të rriten  jo vetëm në kopësht ose ballkon, por edhe në parvazin e dritares. Me pak përkujdesje më të madhe ato mund të mbahen edhe në ambjente të brendshme me kusht që të ketë ndriçim të mirë, temperatura të ngrohta dhe ajrosje të shpeshta.

 

Cila është erëza juaj e preferuar ?

Perse erezat jane nje zgjedhje e mire per ju ?

Share on facebook
Facebook
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on pinterest
Pinterest

Leave a Replay

Bëhu pjesë e grupit!

Merr të rejat më të fundit në fushat e kopshtarisë , hortikulturës dhe arkitkturë peisazhit.

error: Content is protected !!

Mirësevjen!

TASHMë kopshtit tuaj nuk do ti mungojë asgjë!

Hyr në llogarinë tënde!